vape perveluese priten te dielen me temperatura deri ne 40 grade celsiuz 6a58928d342ab

Vapë përvëluese priten të dielën me temperatura deri në 40 gradë celsiuz

July 16, 2026
1 minut lexim
moti nxehte 780x439 1

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 19 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim do të vazhdojë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.

Më nxehtë pritet të jetë të dielën, kur temperaturat ditore në të gjithë vendin do të jenë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone mund të afrohen me 40 gradët./INA

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditja e dyte brenda pak muajsh per giorgia meloni 6a588dd11f72c
Lajmi i mëparshëm

Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni

zelensky shkarkon ministrin e mbrojtjes mykhailo fedorov 6a58a48b68f81
Lajmi i radhës

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

Të fundit nga

ShkoLartë