E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi dje një takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.
Takimi, i cili u bë publik nga ambasada amerikane nëpërmjet rrjeteve sociale, kishte në fokus procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të SPAK, Institucioni i posaçëm që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend.
Në njoftimin e ambasadës theksohet se integriteti i këtij procesi është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë kombëtare.
“Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona,” – nënvizon ambasada amerikane.
Burimi: botasot.info


