vangjeli mcgonigal eshte hije qe ndjek kryeministrin se shpejti pritet te kemi 68ede195a22ae

Vangjeli: McGonigal është hije që ndjek kryeministrin, së shpejti pritet të kemi..

October 14, 2025
min lexim

Për gazetarin dhe analistin, Lorenc Vangjeli, marrëdhënia kontraverse e padeklaruar e kryeministrit Edi Rama me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, detyroi amerikanët të vinin në Tiranë.

I ftuar në një emision televiziv, Vangjeli tha se artikujt e shkruar së fundmi për Shqipërinë, ngjajnë si copëza mozaiku, që në rast se shihen të veçuara nuk e krijojnë tablon e përgjithshme të asaj që ndodh në vendin tonë.

Sipas Vangjelit, të gjitha shkrimet ngjanin si një fasadë, të cilat mbulonin atë çfarë ndodhte në jetën reale të Shqipërisë.

Por veç artikujve që ‘nxijnë; Shqipërinë, Vangjeli me shqetësim sheh edhe ‘boom-in’ e ndërtimeve në kryeqytet dhe zonat bregdetare, që sipas tij vijnë nga paratë e drogës.

“Artikujt që janë shkruar kohët e fundit janë si copëza mozaiku dhe po t’i shohësh veç e veç s’e krijon tablonë e përgjithshme. Më 2015-2016 sidomos për kanabizimin e vendit, të gjitha shkrimet kishin të gjitha tipologjitë. Ngjante si një fasadë që mbulonte çfarë ndodhte në jetën reale të Shqipërisë. Ka kohë ka nisur, nga shgtypi amerikan e britanik, edhe kjo tipoligji është shtuar në gazeta me ndikim.

E vërteta s’është se shqetësohen shumë për ne, s’e kapin thelbin, kjo pjesa dinakërisë ballkanase është e huaj. Në momentin që cenohet diçka e tyre, atëherë reagojnë. Marrëdhënia kontraverse, Rama – McGonigal, ky është momenti sikur pati zgjim dhe u ndez një dritë përtej fasadës që u kemi ofruar botës.

Së dyti boom-i i ndërtimeve në Tiranë e bregdet. Diçka që kam dëgjuar shpesh edhe në gjuhë të huaj, ndërtimet në Tiranë, njëjtë si boom-i në Panamanë e vietev ’80, sot janë bosh, burimi i financimit të tyre me paratë e drogës deri sa ata vendosën prova.

Ka një raport kontravers të kryeministrit, të padeklaruar, drejtësia amerikane e ka çuar McGonigal pas hekurave. Copëzat e pazëllit me ngjyre të errëta janë shtuar. Kemi kaq pak vëmendje nga ata, sa duhet të ndodhë një hata e madhe për të kthyer ata kokën. McGonilag i detyroi amerikanët të vijnë këtu, marrëdhënia kontraverse e padeklaruar e Ramës.

Sinjalet e para jepen në media. Kur ata kanë shqetësime. Pavarëisht kortezisë diplomatike, shtypi është diga e parë që hapet për pakënaqësitë, pastaj mbetet histori për t’u verifikuar. Makineria që funksionon më së miri, është propaganda, Rama e ka, është shumë shqetësues. Ky është një problem që s’kalohet me barsoleta”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cardi b nxjerr ne pah barkun e shtatzenise ne festen luksoze te 33 vjetorit 68edcef44138a
Lajmi i mëparshëm

Cardi B nxjerr në pah barkun e shtatzënisë në festën luksoze të 33-vjetorit

shqiperia dhe kosova ne play off te boterorit shihni si jane vazot e shortit pas ndeshjeve 68ede1fc8e757
Lajmi i radhës

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

Të fundit nga

ShkoLartë