vangjeli arratisja e ndocit shkelje e rende e protokolleve 6966d736372b7

Vangjeli: Arratisja e Ndocit, shkelje e rëndë e protokolleve

January 14, 2026
1 minut lexim

Analisti Lorenc Vangjeli e ka cilësuar si shkelje të rëndë të protokolleve të sigurisë arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga spitali i burgut në Durrës.

Në emisionin “Trialog”, Vangjeli solli si shembull rastin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj, duke ilustruar, sipas tij, diferencën e theksuar në masat e sigurisë.

“Është aksion në të gjithë botën që i burgosuri kërkon të arratiset, ndërsa gardiani tenton ta mbajë. Deri këtu jemi në normalitetin që e ndeshim herë pas here. Sjell një shembull ku e përbashkëta e tyre është që janë shkelur protokollet e sigurisë. Në këtë rast bëjmë një krahasim me një paraburgosur, që klasifikohet me rrezikshmëri standarde, që është kryetari aktual i bashkisë në detyrë, i cili për një ndërhyrje mjekësore kishte dy dyzina me forca speciale që e shoqëronin në ambientet e spitalit. Ndërkohë që në këtë rast, më thonë që gjithsej kanë qenë pesë efektivë policie. Më shpjegojnë që në asnjë moment i burgosuri në asnjë mënyrë nuk do duhej të lejohej vetëm. Do të duhej të ishte i pranishëm në spital, ndërkohë që do duhej të kishte pozicionim të forcave edhe në hyrje të godinës”, tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit, numri prej pesë efektivesh ishte krejtësisht i papërshtatshëm, ndërsa planifikimi i masave të sigurisë ishte i mangët, duke përbërë shkelje serioze të protokolleve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti do te merr pjese ne takimin e lidereve 6966caaed90f2
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti do të merr pjesë në takimin e liderëve

atletico madrid me mund te madh kalon ne cerekfinale 6966d7942190a
Lajmi i radhës

Atletico Madrid me mund të madh kalon në çerekfinale

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë