Hamasi duhet të dorëzojë armët e tij, deklaroi zëvendëspresidenti ameriakn JD Vance gjatë vizitës së sotme në Izrael.
“Që të ndodhë paqja, ne duhet të jemi fleksibël,” shtoi zëvendëspresidenti amerikan.
“Paralajmërimi ynë për Hamasin është shumë i qartë: duhet të çarmatoset, duhet të sillet mirë dhe militantët e tij nuk duhet të vrasin njëri-tjetrin dhe bashkëkombësit e tyre palestinezë. Nëse Hamasi nuk i plotëson këto kushte, do të shkatërrohet”, deklaroi ai, shkruan ANSA.
“Jam shumë optimist se armëpushimi në Gaza do të respektohet”, theksoi JD Vance, transmeton ATSh.
“A mund të them me 100% siguri se do të funksionojë? Jo. Por gjërat e vështira ndodhin vetëm duke u përpjekur. Do të kërkojë mbikëqyrje të vazhdueshme, por unë jam optimist”, këmbënguli ai.
Burimi: botasot.info


