valon zeqiri driten e shpreses nuk mund ta ndezin bijte e atyre qe ua vrane endrrat rinise tetovare 68d423aee0474

Valon Zeqiri: Dritën e shpresës nuk mund ta ndezin bijtë e atyre që ua vranë ëndrrat rinisë tetovare

September 24, 2025
1 minut lexim

Shefi i shtabit të Forumit Rinor nga koalicioni VLEN, në Tetovë, Valon Zeqiri, ka reaguar ndaj aktivitetit të Forumit Rinor të BDI-së, duke e cilësuar si një inskenim të atyre që gjithë jetën kanë përfituar nga pushteti.

“Cilat drita i ndezi mbrëmë forumi rinor i Bajramit: dritat e korrupsionit apo dritat e baballarëve të tyre, të cilët gjithë jetën kanë përfituar nga BDI? Nga 30 rinistë që pashë mbrëmë, gjysma prej tyre ishin djem dhe vajza funksionarësh, si në lista këshilltarësh ashtu edhe nëpër foto”, ka theksuar Zeqiri.

Ai ka bërë një krahasim me gjeneratën e re të VLEN-it, duke thënë se aty nuk ka bij funksionarësh, por vetëm të rinj nga shtresa e mesme.

“Ndërsa kur sheh foton e forumit rinor të VLEN-it, asnjë djalë funksionari – të gjithë vijmë nga familje të klasës së mesme dhe asnjë prej nesh nuk është djalë funksionari, duke filluar nga vetë unë si shef shtabi i forumit rinor”, shtoi ai.

Sipas tij, dritën e shpresës nuk mund ta ndezin ata që ia kanë shuar shpresën rinisë së Tetovës.

“Nuk mund të ndezin dritën e shpresës bijtë e atyre që e vranë shpresën dhe ua vodhën ëndrrat rinisë tetovare”, deklaroi Zeqiri.

IMG 7019

IMG 7020

IMG 7021

IMG 7022

IMG 7023

IMG 7024

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mora fjale ne koncert egli flet per ofendimet qe mori pasi kendoi e zhveshur 68d419b2f1abc
Lajmi i mëparshëm

“Mora fjalë” në koncert, Egli flet për ofendimet që mori pasi këndoi “e zhveshur”

tetove tribune per parandalimin e bullizmit dhe delikuences tek femijet 68d42a53d2a35
Lajmi i radhës

Tetovë, tribunë për parandalimin e bullizmit dhe delikuencës tek fëmijët

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë