valet e te nxehtit ne evrope po levizin drejt lindjes 68651b8042f15

Valët e të nxehtit në Evropë po lëvizin drejt lindjes

July 2, 2025
1 minut lexim

Valët e të nxehtit në Evropë vazhdojnë dhe po shtrihen drejt pjesës lindore – me temperatura që pritet të kapin mbi 30 gradë Celcius në Paris, Romë, Berlin, Vjenë, Pragë dhe Varshavë.

Organizata Botërore Meteorologjike, agjencia për motin dhe klimën e Kombeve të Bashkuara, deklaroi dje se do të duhet të mësohemi të jetojmë me normalitetin e ri të valëve ekstreme të të nxehtit, të cilat do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive me kalimin e kohës, transmeton KosovaPress.

Sipas The Guardian, çështja se si t’i përgjigjemi kësaj po bëhet gjithnjë e më shumë një çështje politike, pasi pjesë të elektoratit evropian vazhdojnë të shprehin dyshime për koston e politikave për klimën.

Shefja e tranzicionit të gjelbër të BE-së, Teresa Ribera, i tha BBC se frika politike po pengon përpjekjet e Evropës për t’u përballur me efektet e krizës klimatike, edhe pse kontinenti po goditet nga një valë rekord të nxehti.

Ribera tha se, ndonëse efektet e emergjencës klimatike po bëhen gjithnjë e më të dukshme, ato ende nuk po përkthehen në veprime të duhura, pasi disa parti politike “vazhdojnë të këmbëngulin fuqishëm, se ndryshimi klimatik nuk ekziston”, ose thonë se marrja e vendimeve për t’u përshtatur me realitetet mjedisore është shumë e kushtueshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rriten per 3 remitencat ne kosove ne periudhen janar maj 68651a904f266
Lajmi i mëparshëm

Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj

limani po ndertojme nje shoqeri te bazuar ne mundesi te barabarta drejtesi sociale dhe gjitheperfshirese 68651ec7c39bb
Lajmi i radhës

Limani: Po ndërtojmë një shoqëri të bazuar në mundësi të barabarta, drejtësi sociale dhe gjithëpërfshirëse

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë