Qeveria e Perusë shpalli gjendje të jashtëzakonshme të premten në mbrëmje përgjatë kufirit të saj me Kilin dhe tha se po dërgonte trupa për të përforcuar kontrollet, nga frika se një valë imigrantësh mund të vinte nga vendi fqinj për shkak të zgjedhjes së mundshme të një presidenti të ekstremit të djathtë.
Masa do të jetë në fuqi për 60 ditë në rajonin jugor të Tacnës, pasi kandidati i ekstremit të djathtë Jose Antonio Caste është favoriti në zgjedhjet presidenciale të Kilit, i cili ka premtuar të deportojë emigrantët e paligjshëm.
“Policia Kombëtare Peruviane siguron ruajtjen e rendit me mbështetjen e forcave të armatosura”, thuhet në një dekret qeveritar.
Rreth 50 ushtarë do të vendosen “menjëherë”, tha Ministri i Brendshëm Peruvian Vicente Timburcio, duke shtuar se 50 të tjerë do të dërgohen në fillim të dhjetorit.
Videoja e publikuar nga guvernatori i rajonit kufitar të Arica, në Kilin verior, tregon dhjetëra njerëz që përpiqen të kalojnë në Peru në postën kufitare Chacaluta-Santa Rosa.
“Ata nuk duan të na lejojnë të hyjmë në Peru kemi frikë se do të na deportojnë me forcë”, tha një migrant venezuelian.
Rrjeti peruan Radio Tacna transmetoi imazhe të njerëzve që mbanin fëmijë pranë pikës kufitare.
“Pati një grumbullim emigrantësh që duan të largohen nga vendi dhe kanë hasur vështirësi në hyrjen në Peru”, u tha gazetarëve Ministri i Sigurisë Luis Cordero, pa specifikuar numrin e njerëzve.
Në Kili, ultrakonservatori José Antonio Cast është favoriti në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 14 dhjetor, kundër kandidates së majtë Janet Jara. Ai premton të deportojë më shumë se 330,000 njerëz që kanë migruar ilegalisht në Kili, kryesisht venezuelianë, të cilët ai i lidh me krimin.
Në prill 2023, Peruja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dy-mujore dhe vendosi ushtrinë në kufirin e saj për shkak të mbërritjes së migrantëve nga Kili, të cilët kërkojnë që të kenë dokumentet e nevojshme për të hyrë në vend. Ushtria më pas kishte përforcuar operacionet policore.
Top Channel
Burimi: top channel


