vale e re e te nxehtit do ta perfshije maqedonine ne ditet ne vijim 68963a81ea16b

Valë e re e të nxehtit do ta përfshijë Maqedoninë në ditët në vijim

August 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 gusht – Një valë e re afrikane do të përfshijë Maqedoninë e Veriut ditëve në vijim. Sipas sinoptikëve, temperaturat e larta rreth 40 gradë do të na shoqërojnë deri më 13 gusht.

Nga Instituti i Shëndetit Publik rekomandojnë që temperatura e dhomës gjatë motit të nxehtë të mbahet rreth 25 gradë. Poashtu nga ISHP rekomandojnë që në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të qëndroni në ambiente të freskëta dhe pa nevojë të mos dilet jashtë. Gjatë këtyre ditëve rekomandohet të konsumohen sa më shumë lëngje, duke shmangur alkoolin dhe pijet me sheqer.

Të visheni me rroba të lehta me ngjyra të çelëta dhe të përdoret mbrojtje për kokën dhe sytë. Rekomandohet të shmangen aktivitet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës si dhe të kushtohet vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna të cilat janë grupe veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apple i shpeton tarifes 100 te trumpit per cipat 68963739784b6
Lajmi i mëparshëm

Apple i shpëton tarifës 100% të Trumpit për çipat

von der leyen thirrje izraelit rishqyrtoni vendimin per gazen 68963d51deea2
Lajmi i radhës

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë