valbon limani viziton universitetin nderkombetar vision per te perkrahur arsimin dhe dijen ne gostivar 695292592528e

Valbon Limani viziton Universitetin Ndërkombëtar “Vision” për të përkrahur arsimin dhe dijen në Gostivar

December 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 29 dhjetor – Ditët e fundit të këtij viti e gjetën kandidatin e AKI-së për kryetar komune të Gostivarit, Valbon Limani, më afër një vatre të dijes, Universitetit Ndërkombëtar “Vision”.

Së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, dhe grupin e këshilltarëve të AKI-së, Limani vizitoi këtë institucion të rëndësishëm arsimor.

Gjatë vizitës, ai falënderoi rektorin Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, rektorin themelues Prof. Dr. Fadil Hoxha, kryetarin e fondacionit “Shar Vardar”, z. Mefail Rexhep, dekanin Prof. Dr. Adnan Vranko, si dhe gjithë profesorët dhe akademikët për pritjen e ngrohtë.

“Shpreh krenarinë që në qytetin tonë kemi një tempull dijeje si Universiteti ‘Vision’. Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe të ardhmes së Gostivarit,” deklaroi Limani në rrjetet sociale.

aba2546e 6c39 457f 889d 7b952f39d0a0
a05330e0 6d75 4e34 8e4a 0fe5c9bff23e

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

helen flanagan shkelqen me fustan te zi pas krishtlindjeve 69528d912b40e
Lajmi i mëparshëm

Helen Flanagan shkëlqen me fustan të zi pas Krishtlindjeve

aliu klinika e gjinekologjise eshte simbol i jetes se re jane rinovuar dhe permiresuar kushtet per nenat dhe te porsalindurit 695292f959460
Lajmi i radhës

Aliu: Klinika e Gjinekologjisë është simbol i jetës së re – janë rinovuar dhe përmirësuar kushtet për nënat dhe të porsalindurit

Të fundit nga

ShkoLartë