valbon limani me fokus te shtuar ne arsim rinovohen shkollat ne gostivar 68b334d1e981a

Valbon Limani me fokus të shtuar në arsim: Rinovohen shkollat në Gostivar

August 30, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 gusht – Në prag të fillimit ët vitit shkollorë 2025/26, shkollën fillore të fshatit Llakavicë e gjenë të renovuae tërësisht me dyer e dritare të reja falë angazhimit të kryetari të komunës së Gostivarit, Valbon Limani i cili gjatë kësaj qeverisje një vjeçare u përkushtua ndaj krijimit të kushteve në arsim.

Gjatë pushimeve verore janë realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturën shkollore. Në shkollën fillore të fshatit Çajlë janë ndërruar të gjitha dritaret dhe është shtruar dysheme e re. Në shkollën fillore “Bashkimi” në qytet janë realizuar punime të ngjashme, përfshirë ndërrimin e dritareve. Ndërkaq, në shkollën fillore “Bashkimi” në fshatin Llakavicë janë ndërruar dritaret dhe dyert, është vendosur fasadë e re, si dhe janë realizuar disa punime shtesë për përmirësimin e ambientit mësimor.

Përveç rinovimeve infrastrukturore, në dy shkolla – gjimnazin e mesëm dhe shkollën fillore “Goce Dellçev” – janë vendosur panele fotovoltaike, si pjesë e iniciativës për përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Projekti do të zgjerohet edhe në shkolla të tjera në nivel lokal, me qëllim të uljes së shpenzimeve energjetike dhe reduktimit të ndotjes mjedisore.

Kryetari Limani ka theksuar se arsimi mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale dhe se investimet në këtë sektor do të vazhdojnë me intensitet edhe në të ardhmen.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 25
Lajmi i mëparshëm

Stuhi e fortë edhe në Maqedoni të Veriut, trageti me turistë nga Liqeni i Ohrit përfundon në ujërat shqiptare

sebastijan spahiu prezantohet te shkendija 68b3357a246f4
Lajmi i radhës

Sebastijan Spahiu prezantohet te Shkëndija!

Të fundit nga

ShkoLartë