valbon limani ben homazhe per deshmoret e 9 korrikut jane ndergjegje qe nuk duhet te harrohen kurre 686e75578c37b

Valbon Limani bën homazhe për dëshmorët e 9 Korrikut: “Janë ndërgjegje që nuk duhet të harrohen kurrë”

July 9, 2025
min lexim

Shkup, 9 korrik – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka bërë sot homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të 9 Korrikut 1997, duke nderuar kujtimin e atyre që u flijuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Në këtë vend të shenjtë, ne nuk përulemi vetëm para varreve të dëshmorëve, por para vetë ndërgjegjes sonë kolektive. Dëshmorët janë ndërgjegje që nuk duhet të harrohen kurrë,” u shpreh Limani gjatë fjalës së tij.

Lavdi për Dëshmorët e Flamurit Dr. Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti. Ata ranë, tha Limani, për të mos vdekur kurrë – për një ideal që vazhdon të jetojë në zemrat e gjeneratave,

9 Korriku i vitit 1997 është një datë historike dhe sublime për shqiptarët e Gostivarit dhe gjithë Maqedonisë së Veriut – një ditë që përfaqëson përplasjen dramatike midis vullnetit demokratik të shqiptarëve për të afirmuar identitetin e tyre kombëtar dhe dhunës brutale të një shteti që i trajtoi si të huaj në vendin e tyre.

Në qendër të kësaj dite qëndron një simbol – flamuri shqiptar – i cili u ngrit me vendim të ligjshëm, por u rrëzua me forcë, me gjak dhe me dhunë.Tre dëshmorët – Nazmi Saliu, Shpend Iseini dhe Milaim Dauti – nuk u flijuan thjesht për një copë pëlhurë, por për të drejtën e një populli për të jetuar me dinjitet, për të qenë i barabartë dhe për të mos u mohuar më kurrë.

Valbon Limani bën homazhe për dëshmorët e 9 Korrikut: “Janë ndërgjegje që nuk duhet të harrohen kurrë”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka bërë sot homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të 9 Korrikut 1997, duke nderuar kujtimin e atyre që u flijuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Në këtë vend të shenjtë, ne nuk përulemi vetëm para varreve të dëshmorëve, por para vetë ndërgjegjes sonë kolektive. Dëshmorët janë ndërgjegje që nuk duhet të harrohen kurrë,” u shpreh Limani gjatë fjalës së tij.

Lavdi për Dëshmorët e Flamurit Dr. Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti. Ata ranë, tha Limani, për të mos vdekur kurrë – për një ideal që vazhdon të jetojë në zemrat e gjeneratave,

9 Korriku i vitit 1997 është një datë historike dhe sublime për shqiptarët e Gostivarit dhe gjithë Maqedonisë së Veriut – një ditë që përfaqëson përplasjen dramatike midis vullnetit demokratik të shqiptarëve për të afirmuar identitetin e tyre kombëtar dhe dhunës brutale të një shteti që i trajtoi si të huaj në vendin e tyre.

Në qendër të kësaj dite qëndron një simbol – flamuri shqiptar – i cili u ngrit me vendim të ligjshëm, por u rrëzua me forcë, me gjak dhe me dhunë.Tre dëshmorët – Nazmi Saliu, Shpend Iseini dhe Milaim Dauti – nuk u flijuan thjesht për një copë pëlhurë, por për të drejtën e një populli për të jetuar me dinjitet, për të qenë i barabartë dhe për të mos u mohuar më kurrë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

coo i apple jeff williams largohet pas tre dekadash ne kompani 686e73f009c93
Lajmi i mëparshëm

COO i Apple Jeff Williams largohet pas tre dekadash në kompani

mpb ne maqedoni te veriut po punojme per shuarjen e zjarrit ne piken kufitare hani i elezit bllace 686e789fe0b05
Lajmi i radhës

MPB në Maqedoni të Veriut: Po punojmë për shuarjen e zjarrit në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë

Të fundit nga

ShkoLartë