vala e te nxehtit ne maqedoni ministria e shendetesise apelon te respektohen rekomandimet per mbrojtje 687f4471670ac

Vala e të nxehtit në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë apelon të respektohen rekomandimet për mbrojtje

July 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 korrik – Për shkak të motit të nxehtë dhe sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar disa rekomandime për të mbrojtur popullsinë nga temperaturat e larta, duke përfshirë qëndrimin brenda, dhomat e ftohta, veçanërisht midis orës 11:00 dhe 17:00, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta me ngjyra të çelëta dhe përdorimin e mbrojtjes së kokës dhe syve.

“Gjithashtu rekomandohet të shmangni aktivitetin fizik gjatë orëve më të nxehta të ditës, t’u kushtoni vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna, të shtyni aktivitetet në natyrë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës dhe të siguroni kushte mikroklimatike (dhoma të ftohta me temperatura deri në 25 gradë Celsius) në vendin e punës dhe në shtëpi, dhe në rast të simptomave të tilla si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose puls të shpejtë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore”, thonë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë informon se po monitoron nga afër situatën në baza ditore dhe do të veprojë sipas vlerësimeve dhe nevojave.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri iranian teherani nuk do ta braktise programin berthamor 687f41624850d
Lajmi i mëparshëm

Ministri iranian: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor

11 maji aulon kalaja padi ne spak ajo qe ndodhi ne durres eshte krim zgjedhor 687f4612ccff9
Lajmi i radhës

11 Maji/Aulon Kalaja padi në SPAK: Ajo që ndodhi në Durrës është krim zgjedhor

Të fundit nga

ShkoLartë