vala e te nxehtit ne itali temperaturat kaluan 43 grade 6 viktima 6880226b50261

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima

July 23, 2025
1 minut lexim

Një valë e fortë të nxehti ka goditur prej ditësh Italinë jugore, ku temperaturat kanë kaluar edhe 43 gradë Celsius, duke shkaktuar deri tani gjashtë viktima.

Sipas mediave ndërkombëtare, vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy vdekje nga arresti kardiak – një burrë 60-vjeçar dhe një 81-vjeçar, të cilët ndodheshin në plazh.

Gjatë katër ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta, kanë humbur jetën edhe një turist austriak 19-vjeçar, dy burra të moshës 66 dhe 71 vjeç, si dhe një grua italiane 60-vjeçare. Mjekët lidhin vdekjet kryesisht me ndikimin fatal të temperaturave ekstreme.

Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit, e quajtur “Deve”, pritet të fillojë të ulet nga mbrëmja e së enjtes, por në disa zona të jugut të Italisë temperaturat mund të mbeten ende mbi mesataren sezonale.

Autoritetet po vijojnë të monitorojnë situatën dhe u bëjnë apel qytetarëve që të marrin masa mbrojtëse për t’u shmangur rreziqeve të mundshme nga nxehtësia ekstreme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

butoni ne automjet qe mund te jete i rrezikshem mos e perdorni per me shume se 20 minuta 688021f3c85de
Lajmi i mëparshëm

Butoni në automjet që mund të jetë i rrezikshëm – mos e përdorni për më shumë se 20 minuta

zakone qe prinderit perdorin per te minuar vetebesimin e femijeve dhe shpesh nuk jane te vetedijshem per to 68802a634404d
Lajmi i radhës

Zakone që prindërit përdorin për të minuar vetëbesimin e fëmijëve, dhe shpesh nuk janë të vetëdijshëm për to

Të fundit nga

ShkoLartë