vajze e cmendur kylie jenner habit fansat me pamjen gjate trajtimit te fytyres 6a941a5b7f8bc

“Vajzë e çmendur”, Kylie Jenner habit fansat me pamjen gjatë trajtimit të fytyrës

August 30, 2026
1 minut lexim

Kylie Jenner ka zbuluar një nga sekretet e rutinës së saj të bukurisë, duke ndarë me ndjekësit një pamje aspak glamuroze gjatë një trajtimi estetik.

29-vjeçarja publikoi në InstaStory një fotografi nga një telefonatë në FaceTime me motrën e saj, Kendall Jenner, ku shfaqej me fytyrën të mbuluar me krem mpirës dhe qese plastike, para se t’i nënshtrohej mikrogjilpërimit.

“Vajzë e çmendur”, shkroi Kylie me humor pranë imazhit të saj, ndërsa Kendall e cilësoi “një bukuroshe”.

Image

InstaStory

Më pas, ylli i “Kardashians” publikoi edhe një video pa grim, duke treguar nga afër lëkurën e saj dhe duke shkruar: “Lëkura ime po shërohet kaq mirë”.

Mikrogjilpërimi është një trajtim kozmetik që përdor gjilpëra shumë të holla për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe për të përmirësuar pamjen e lëkurës, përfshirë teksturën, shenjat e akneve dhe rrudhat.

Kjo nuk është hera e parë që Jenner tregon hapur detaje rreth ndërhyrjeve dhe trajtimeve estetike.

Në vitin 2025, ajo konfirmoi se kishte bërë zmadhim të gjoksit, ndërsa së fundmi ka deklaruar se do ta dëshironte edhe më të madh. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli thote se djali i netanyahut eshte evakuuar urgjentisht nga shba ja pas kercenimit 6a94199068973
Lajmi i mëparshëm

Izraeli thotë se djali i Netanyahut është “evakuuar urgjentisht” nga SHBA-ja pas kërcënimit

vlen qytetaret nuk udhetojne mbi deklarata por mbi rruget qe ndertohen 6a941e4f80546
Lajmi i radhës

VLEN: Qytetarët nuk udhëtojnë mbi deklarata, por mbi rrugët që ndërtohen

Të fundit nga

ShkoLartë