vajza e joe biden hakmerret publikisht ndaj tradhtise se bashkeshortit publikon foton e tij me te dashuren 689f7a05b1f59

Vajza e Joe Biden “hakmerret” publikisht ndaj tradhtisë së bashkëshortit, publikon foton e tij me të dashurën

August 15, 2025
1 minut lexim

Vajza e ish-presidentit amerikan Joe Biden, Ashley Biden, përmes rrjeteve sociale akuzoi publikisht bashkëshortin e saj, mjekun Howard Krein, për një lidhje jashtëmartesore vetëm një ditë para se të paraqiste kërkesë për divorc pas 13 vitesh martesë.

Në InstaStory, ajo postoi një foto të çiftit nga prapa, ndërsa ecnin në trotuar të kapur për dore.

“Burri im dhe e dashura e tij të kapur për dore”, dhe zgjodhi këngën “Another” të Notorious BIG dhe Lil’ Kim, e cila flet për tradhtinë, si muzikë në sfond.

Image

Instagram

Një ditë më vonë, Ashley, 44 vjeçare, një punonjëse sociale dhe vajza e Jill Biden, paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në Filadelfia. Ashley Biden dhe Howard Krein u martuan në qershor të vitit 2012.

Ata filluan të dilnin në vitin 2010 pasi u njohën nëpërmjet vëllait të saj, Beau Biden. Dyshja u fejuan në tetor të vitit 2011. Krein i propozoi martesë gjatë një perëndimi dielli në Kaliforni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtimja behet me objekt te ri te qkmf se aliu ndan detaje 689f78da14c1f
Lajmi i mëparshëm

Shtimja bëhet me objekt të ri të QKMF-së, Aliu ndan detaje

cka po ndodh me fc shkupi sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0 3 689f7e02b0731
Lajmi i radhës

Çka po ndodh me FC Shkupi? Sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0-3!

Të fundit nga

ShkoLartë