Jamison Belushi, vajza e aktorit të njohur Jim Belushi, ka konfirmuar lidhjen e saj me aktorin Ben Foster.
Çifti bëri paraqitjen e parë publike të hënën në festën pas premierës së filmit Motor City, ku u panë shumë të afërt. Në një moment, 45-vjeçari Foster u fotografua duke e puthur Jamisonin në ballë, duke nxitur vëmendjen e mediave rozë.
Lidhja vjen më shumë se një vit pasi Ben Foster u nda nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Laura Prepon. Divorci i tyre u finalizua në prill të vitit 2025. Ish-çifti kanë dy fëmijë së bashku.

Pas ndarjes, Foster është zhvendosur në Nashville, ku ka treguar se gjen një mënyrë jetese më të qetë dhe i është përkushtuar pasioneve të tij, si kalërimi dhe muzika country.
Ende nuk dihet se prej sa kohësh Jamison Belushi dhe Ben Foster janë në një lidhje, por paraqitja e tyre publike duket se ka konfirmuar romancën mes tyre.

Burimi: botasot.info


