vajza e hulk hogan zbulon se do te qendroje ne nje hotel pasi u hoq nga testamenti 68d257bac8ada

Vajza e Hulk Hogan zbulon se do të qëndrojë në një hotel pasi u hoq nga testamenti

September 23, 2025
1 minut lexim

Brooke Hogan, vajza e ikonës së mundjes Hulk Hogan, ka treguar se prej disa muajsh jeton me familjen e saj në një hotel në Miami. Kjo periudhë e re në jetën e saj erdhi pasi emri i saj nuk u përfshi në testamentin e të atit, i cili përfshin një pasuri me vlerë rreth pesë milionë dollarë.

Bashkëshorti i saj, ish-lojtari i hokejit Steven Olesky, ka theksuar se ky stil jetese nuk është i pazakontë për ta. “Jemi mësuar me udhëtime të shpeshta dhe me ndryshime të tilla. Brooke është kthyer të punojë me Sobe Entertainment dhe brenda dhjetë ditësh arriti të regjistrojë 14 këngë të reja,” tha ai për “Page Six”.

Olesky shtoi gjithashtu se së bashku me fëmijët binjakë, Oliver dhe Molly, kanë krijuar një rutinë të qëndrueshme dhe se po e shijojnë jetën e përditshme në Miami.

Vetë Brooke ka ndarë në rrjete sociale pamje nga studioja, duke konfirmuar se është në proces krijimi për projekte të reja muzikore. Ajo u shpreh se është e fokusuar tek arti dhe tek familja, pavarësisht vendimit të të atit për ta lënë jashtë testamentit.

“Vendimi i tij nuk më habiti. Mora atë që kërkova dhe nuk kam asnjë ankesë. Babai im e di që kam qenë e pavarur prej vitesh dhe nuk varem nga paratë e tij,” ka deklaruar më herët artistja.

Brooke Hogan e ka ndërtuar karrierën e saj mes muzikës dhe televizionit, ndërsa aktualisht duket më e vendosur se kurrë të qëndrojë në skenë me projekte të reja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngritet aktakuze ndaj personit qe vodhi mbi 3 kg ari ne nje argjendari ne prizren 68d25697160d8
Lajmi i mëparshëm

Ngritet aktakuzë ndaj personit që vodhi mbi 3 kg ari në një argjendari në Prizren

kondarko nuk ka rritje te ndjeshme te kandidaturave te pavarura per zgjedhjet lokale 68d25bd7b1194
Lajmi i radhës

Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë