vajza e gruas te arrestuar ne ulqin qeni i sharrit na sulmoi dhe mbyti qenin tone 6a6534ed5dd0c

Vajza e gruas të arrestuar në Ulqin: Qeni i Sharrit na sulmoi dhe mbyti qenin tonë

July 26, 2026
1 minut lexim
qen

Vajza e gruas nga Maqedonia e Veriut, e cila u arrestua në Ulqin pasi me automjet shtypi një qen, pretendon se qeni i racës Sharrit fillimisht kishte sulmuar dhe vrarë qenin e tyre, e më pas kishte sulmuar edhe anëtarët e familjes.

Në një prononcim për mediat, ajo tha se në video shihet edhe qeni i tyre i vogël i racës Shih Tzu, i cili, sipas saj, u copëtua nga Sharplaninaci, një qen me peshë mbi 50 kilogramë, pasi kishte hyrë në apartamentin ku po qëndronin.

“Qeni i Sharrit hyri në apartamentin tonë dhe e copëtoi qenin tonë para syve tanë. Nuk kishim asnjë mundësi ta mbronim apo ta shpëtonim, sepse bëhej fjalë për një qen shumë agresiv, i cili më pas sulmoi edhe mua dhe vëllanë tim të mitur. Qeni u godit vetëm për ta larguar nga unë dhe nga qeni ynë, i cili fatkeqësisht ngordhi”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se Sharplaninaci kishte pronar dhe se pas ngjarjes ai, së bashku me disa miq të tij, i kishte kërcënuar para apartamentit. Sipas saj, shtypja e qenit me automjet ishte një përpjekje e nënës së saj për të mbrojtur fëmijët dhe kafshën e tyre shtëpiake.

Ndërkohë, Prokuroria në Ulqin njoftoi se gruas i është caktuar masa e ndalimit prej 72 orësh, pasi dyshohet për veprën penale vrasje dhe keqtrajtim të kafshëve, si dhe shkatërrim të habitatit të tyre. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lil wayne do te nderohet me yll ne hollywood walk of fame reperi mbeti i habitur kur mori lajmin nuk e besoja se ishte e vertete 6a6530fe9931a
Lajmi i mëparshëm

Lil Wayne do të nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame, reperi mbeti i habitur kur mori lajmin: Nuk e besoja se ishte e vërtetë

Të fundit nga

ShkoLartë