ushtronin prostitucion ne nje banese te marre me qira arrestohen dy rumunet ne fier 69afffd0a0cab

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, arrestohen dy rumunet në Fier

March 10, 2026
1 minut lexim

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një tjetër rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Transit”, arrestuan shtetaset:

-I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë.

Për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

KADRI BRUTI
Lajmi i mëparshëm

Në formë të jashtëzakonshme tek FC SHKUPI, pse FFM nuk e sheh golashënuesin Kadri Bruti!?

vetem kurti mbron kosoven osmani gaboi me ramen dhe dekretin anti demokratik 69b000057b766
Lajmi i radhës

“Vetëm Kurti mbron Kosovën, Osmani gaboi me Ramën dhe dekretin anti-demokratik!”

Të fundit nga

ShkoLartë