ushtria e zvicres dekoron tre shqiptare shpetuan jeten e nje gruaje 68f409058193e

Ushtria e Zvicrës dekoron tre shqiptarë: Shpëtuan jetën e një gruaje

October 18, 2025
1 minut lexim

Tre ushtarë zviceranë me origjinë shqiptare janë nderuar nga Ushtria e Zvicrës për një akt trimërie dhe humaniteti që rezultoi në shpëtimin e jetës së një gruaje.

Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi treguan gatishmëri, profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, kur një grua u rrëzua pranë kazermës ku ata shërbenin. Pa humbur kohë, ushtarët i ofruan ndihmën e parë duke filluar menjëherë me masazh kardiak dhe duke u ndërruar me njëri-tjetrin për të mbajtur ritmin e duhur të ndihmës jetësore.

Përveç ndërhyrjes së shpejtë, ata njoftuan menjëherë edhe policinë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe transportuan gruan në spital. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të tre ushtarëve, gjendja e pacientes u stabilizua në kohë.

Ky akt i guximshëm nuk ka kaluar pa u vlerësuar. Ushtria e Zvicrës i ka dekoruar zyrtarisht ushtarët për ndërhyrjen jetike dhe kontributin e tyre në shpëtimin e jetës së qytetares.

Ky është një tjetër shembull i integrimit të suksesshëm të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane dhe i vlerave të përbashkëta të humanizmit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xherdan shaqiri shenon dhe asiston baseli nje pike larg liderit 68f408f3ee505
Lajmi i mëparshëm

Xherdan Shaqiri shënon dhe asiston, Baseli një pikë larg liderit

austria nuk e bllokon me paketen e re te sanksioneve kunder rusise 68f40a1e57d8f
Lajmi i radhës

Austria nuk e bllokon më paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë