urim per fitoren plebishitare te levizjes vetevendosje dhe kryeministrit albin kurti 69525a2612414

Urim për fitoren plebishitare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti

December 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 29 dhjetor – VLEN uron nga zemra Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrin Albin Kurti për fitoren plebishitare në zgjedhjet në Kosovë, një fitore që nuk është thjesht numerike, por morale, historike dhe kombëtare.
Shqiptarët e Kosovës dëshmuan se NUK LËSHUAN PE për drejtësi, NUK LËSHUAN PE për sovranitet dhe NUK LËSHUAN PE për begati. Ata zgjodhën dinjitetin mbi pazaret, shtetin mbi kompromiset e dëmshme dhe të ardhmen mbi të kaluarën.

Kjo fitore u shtri cep më cep të Kosovës, si një dëshmi e qartë se populli e ka bërë zgjedhjen e tij pa mëdyshje: një shtet të drejtë, një qeverisje të ndershme dhe një vizion që nuk nënshtrohet.
Data 28 dhjetor 2025, bashkë me 14 shkurtin 2021, do të mbahen mend si dy nga datat më të rëndësishme të garave zgjedhore në historinë e politikëbërjes së Kosovës, momente kur qytetari u ngrit mbi presionet, mbi propagandën dhe mbi frikën, duke e vulosur kursin e pakthyeshëm të shtetit.

VLEN e sheh këtë fitore si fitore të vlerave që na bashkojnë si shqiptarë kudo që jemi: drejtësi, sovranitet, zhvillim dhe dinjitet kombëtar. Është një mesazh i fortë për gjithë rajonin se kur populli nuk lëshon pe, historia ndryshon.
Urime Kosovë!
Urime Albin Kurti!
Urime shqiptarëve cep më cep!

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim kardashian i dhuron kourtney t nje dhurate unike per krishtlindje 69525552edb85
Lajmi i mëparshëm

Kim Kardashian i dhuron Kourtney-t një dhuratë unike për Krishtlindje

vmro opinioni ka te drejte te dije se sa para investoi filipce ne dubai per vizen e arte 69525ad41a3b2
Lajmi i radhës

VMRO: Opinioni ka të drejtë të dijë se sa para investoi Filipçe në Dubai për vizën e artë

Të fundit nga

ShkoLartë