uran ismaili zotohet per 100 autobuse te rinj dhe zhbllokim te trafikut per 18 muaj ne prishtine 68aeda309dc12

Uran Ismaili zotohet për 100 autobusë të rinj dhe zhbllokim të trafikut për 18 muaj në Prishtinë

August 27, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka folur për gjendjen e rënduar të transportit publik në kryeqytet, duke theksuar se që nga viti 2016 nuk është blerë asnjë autobus i ri. Ai tha se shumë lagje të Prishtinës nuk mbulohen fare nga linjat urbane, ndërsa aty ku kalojnë autobusët mungojnë stacionet dhe pritoret.

Qytetarët shprehen të pakënaqur me vonesat dhe menaxhimin e dobët komunal. “Është problem te puna e autobusëve, për arsye se nuk e ke kurrë të sigurt kohën e arritjes, menaxhimi nuk është i duhur në këtë aspekt,” tha një qytetare. Një banor nga Kodra e Trimave shtoi: “Atje nuk kemi as stacion, as kurrgjë, hiç. Na kanë lënë komplet. Është tmerr.”

Përballë kësaj situate, Ismaili ka shpalosur zgjidhjen e tij për tejkalimin e këtij problemi, duke paraqitur planin për transformimin e trafikut urban në kryeqytet:

– Shtim i 100 autobusëve të rinj për të mbuluar të gjitha lagjet.

– Krijimi i korsive të dedikuara për autobusë, ku mundësohet qarkullimi çdo 7 minuta.

– Renovim i stacioneve me ulëse, ndriçim dhe tabela dixhitale informuese.

– Transport publik falas për të gjithë qytetarët deri në fund të mandatit.

“Është koha për një trafik urban që funksionon për të gjithë. Është koha për Prishtinën,” përfundoi Ismaili.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merz nuk deshiron te njohe nje shtet te pavarur palestinez 68aed9433a61d
Lajmi i mëparshëm

Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

rrihet live personazhi i njohur ne tiktok pamje 68aedb536876d
Lajmi i radhës

Rrihet ‘live’ personazhi i njohur në TikTok – Pamje

Të fundit nga

ShkoLartë