uran ismaili me video mesazh per sulmet ndaj tij kam zgjedhur pozitivitetin ti japim fund percarjes ne prishtine 68ead66ed7b93

Uran Ismaili me video mesazh për sulmet ndaj tij: Kam zgjedhur pozitivitetin, t’i japim fund përçarjes në Prishtinë!

October 12, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas sulmeve të vazhdueshme që ka marrë gjatë fushatës nga kundërkandidatët dhe drejtuesit e partive të tyre. Ai theksoi se ka zgjedhur të ruajë pozitivitetin dhe të fokusohet vetëm në projekte konkrete për qytetin.

“Gjatë kësaj fushate, kam zgjedhur ta ruaj pozitivitetin dhe të mos përgjigjem ndaj sulmeve të ulëta dhe ofendimeve që mu kanë drejtuar nga çdo anë. Më keni dëgjuar duke folur vetëm për projektet në çdo lagje, për gjetjen e gjuhës së përbashkët, e për punët e mëdha që na presin”, tha ai.

Ismaili shtoi se Prishtina funksionale nuk ndërtohet me përçarje e frikë, por me bashkëpunim, mirësjellje dhe dashuri për qytetin.

Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshim dhe për ta mbyllur kapitullin e përçarjeve politike në kryeqytet.

“Është momenti ta fillojmë një kohë të re në Prishtinë, të shpresës, zhvillimit dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

festoi golin e manajt ndaj serbise duke qelluar me pistolete arrestohet 68ead45b6bb31
Lajmi i mëparshëm

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

bebe rexha cmendet nga gezimi pas fitores se shqiperise ndaj serbise 68ead7928edf1
Lajmi i radhës

Bebe Rexha “çmendet” nga gëzimi pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë!

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë