uran ismaili me nje forme te re komunikimi pergjigjet drejtperdrejt ne komentet e qytetareve 68bdaf1463891

Uran Ismaili me një formë të re komunikimi: Përgjigjet drejtpërdrejt në komentet e qytetarëve

September 7, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka nisur një seri të re videosh, ku do t’u përgjigjet komenteve dhe pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale.

“Nga sot, kam nisur një formë të re bashkëbisedimi, duke u përgjigjur në disa prej komenteve dhe pyetjeve tuaja në rrjetet sociale! Vazhdoni të na shkruani, dhe herën tjetër do të përgjigjem në pyetje dhe tema të tjera!”, ka shkruar Ismaili.

Një ndër komentet që ai zgjodhi të adresojë ishte i një qytetari që i shkroi: “Veç je në parti të gabuar, nuk të dhez në Prishtinë kjo parti. Përndryshe 80% të votave i kishe marrë, edhe i pavarur me qenë prapë kishe fitu.”

Ismaili u përgjigj me humor duke thenë se: “80% janë pak si shumë, krejt çka na duhet janë vetëm 50%.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli mesazh te qarte per luften ne gaza ministri i jashtem do perfundoje vetem kur hamasi te liroje pengjet dhe te carmatoset 68bda9e746a53
Lajmi i mëparshëm

Izraeli mesazh të qartë për luftën në Gaza, ministri i Jashtëm: Do përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet dhe të çarmatoset

mos lejoni qe frika te pengoje guximin tuaj per te dashur 68bdb03cba687
Lajmi i radhës

Mos lejoni që frika të pengojë guximin tuaj për të dashur

Të fundit nga

ShkoLartë