uran ismaili me aktiviste te shumte shperndan numrin e radhes te gazetes me thirrjen per ndryshim ne prishtine 68da5baf68ee6

Uran Ismaili me aktivistë të shumtë shpërndan numrin e radhës të gazetës me thirrjen për ndryshim në Prishtinë

September 29, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka shpërndarë numrin e gjashtë të gazetës javore “Koha për Prishtinën”. Bashkë me një grup të madh kandidatësh për Asamble dhe vullnetarë, shpërndarja nisi në lagjen Qafa.

Ky numër mban titullin “Koha për Ndryshim”, ku fokusi është te problemi i mbeturinave dhe papastërtisë në kryeqytet. Në editorialin e tij, Ismaili thekson se Prishtina ka nevojë për transparencë dhe për një kryetar që merr përgjegjësi, duke e përsëritur zotimin e tij: “90% e premtimeve të përmbushura ose s’kërkoj më votë!”

Në këtë edicion janë trajtuar gjithashtu zgjidhjet për disa prej lagjeve dhe fshatrave të kryeqytetit – Tophane, Muhaxherë, Kalabri, Matiçan, Ulpianë dhe Barilevë – ku paraqiten projektet konkrete dhe identifikuese që adresojnë nevojat e qytetarëve në këto zona.

Gazeta sjellë edhe një editorial nga arkitektja dhe urbanistja Eliza Hoxha, e cila flet për barazinë gjinore në qytet dhe nevojën për rrugë të ndriçuara, transport publik të qasshëm dhe hapësira gjithëpërfshirëse që u shërbejnë grave dhe vajzave.

Ashtu si çdo javë, lexuesit do të gjejnë edhe rubrikat e rregullta si fjalëkryqin, karikaturën dhe “Renderat e harruar”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Po ndërtojmë një pishinë moderne të mbyllur në Radishan (VIDEO)

kim kardashian rrefen momentet me te rendesishme te modes dhe jetes pas divorcit nga kanye west 68da5cd12e203
Lajmi i radhës

Kim Kardashian rrëfen momentet më të rëndësishme të modës dhe jetës pas divorcit nga Kanye West

Të fundit nga

ShkoLartë