uran ismaili fton qytetaret ne nje takim ndryshe te dielen nga ora 5 ne parkun e qytetit 68aa20d7802d2

Uran Ismaili fton qytetarët në një takim ndryshe: Të dielën nga ora 5, në parkun e qytetit!

August 23, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të komunikuar me qytetarët. Ai ka telefonuar personalisht disa nga të regjistruarit në platformën www.kohaperprishtinen.com, për t’i ftuar në një aktivitet që do të mbahet të dielën, nga ora 17:00, në Parkun e Qytetit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili ndau një pjesë nga biseda me një vullnetare, duke e ftuar të merrte pjesë në këtë takim. Ftesa është e hapur për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Aktiviteti i së dielës do të jetë një hapësirë e hapur, ku qytetarët do të kenë mundësi të takohen me Ismailin, të diskutojnë dhe të kalojnë kohë së bashku në një atmosferë të këndshme me pije, ushqim dhe muzikë.

“Të dielën prej orës 5 në Parkun e Qytetit takohemi për Prishtinën. Hajde, mos rri anash,” tha Ismaili.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj mesazh ngushellimi per ndarjen nga jeta te artur zhejit 68aa1eb53cb65
Lajmi i mëparshëm

Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

tragjedi gjate xhirimeve te emily in paris nderron jete ne venecia ndihmesregjisori u rrezua perpara stafit te
Lajmi i radhës

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, ndërron jetë në Venecia ndihmësregjisori, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë