uran isamili vizita ne disa lagje qytetaret po i bashkohen thirrjes tone per prishtinen funksionale 68a8eb7212553

Uran Isamili vizita në disa lagje: Qytetarët po i bashkohen thirrjes tonë për Prishtinën funksionale

August 23, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët e regjistruar në platformën www.kohaperprishtinen.com. Sonte ai është ndalur në Kodrën e Trimave, Kolovicë dhe te Nazim Gafurri, ku bashkëbisedoi me banorët për problemet e përditshme me të cilat po përballen këto zona.

Mungesa e autobusëve, trotuarëve dhe ndriçimit publik, kaosi i trafikut dhe numri i lartë i qenve endacakë u cilësuan nga qytetarët si disa prej dështimeve më të mëdha të qeverisjes aktuale, e cila sipas tyre ka lënë pas dore lagjet e kryeqytetit.

Ismaili tha se këto nuk janë thjesht raste të izoluara, por dëshmi se Prishtina po përjeton një krizë funksionaliteti që nuk mund të vazhdojë më.

Përveç ankesave, vullnetarët shprehën mbështetjen e tyre për të kontribuar në platformën e Ismailit. Ky i fundit theksoi angazhimin qytetar si mjetin kryesor për të rikthyer funksionalitetin dhe dinjitetin e lagjeve të Prishtinës, duke paralajmëruar se koha e kaosit në kryeqytet duhet të marrë fund.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

new york permbyset autobusi turistik me 50 pasagjere mes viktimave dhe femije 68a8ea84c3faf
Lajmi i mëparshëm

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

doja cat publikon videoklipin seksi per kengen e re jealous type 68a8eca05a74e
Lajmi i radhës

Doja Cat publikon videoklipin seksi për këngën e re “Jealous Type”

Të fundit nga

ShkoLartë