universiteti i tiranes mbeshtet studentet shqiptare ne maqedoni e drejta per tu arsimuar dhe per tu vleresuar ne gjuhen amtare eshte element thelbesor i barazise reale 69d3f7e39d1a6

Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë në Maqedoni: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën amtare është element thelbësor i barazisë reale

April 6, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 8

Universiteti i Tiranës ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të cilët protestuan që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, që siç tha, po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës amtare në proceset arsimore dhe profesionale.

UT tha se kërkesa e studentëve shqiptarë për të zhvilluar provimet shtetërore në gjuhën shqipe përfaqëson një aspiratë të drejtë për barazi, dinjitet dhe mosdiskriminim, që siç theksuan, mosrespektimi i këtij parimi rrezikon të krijojë pengesa të panevojshme në zhvillimin e tyre profesional dhe të cenojë besimin në institucionet shtetërore.

“Universiteti i Tiranës mbështet çdo përpjekje që synon forcimin e të drejtave gjuhësore dhe garantimin e standardeve të barabarta në arsim dhe në jetën publike. Institucioni inkurajon organet përkatëse që, në frymën e ligjit dhe të bashkëjetesës demokratike, të gjejnë zgjidhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Respektimi i diversitetit gjuhësor mbetet jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një vlerë që pasuron shoqërinë dhe forcon kohezionin social, veçanërisht në kontekstin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian”, thotë Universiteti i Tiranës.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gashi per regjistrimin ne menyre elektronike nese eshte i besueshem pajtohem te behet 69d3f66bdd440
Lajmi i mëparshëm

Gashi për regjistrimin në mënyrë elektronike: Nëse është i besueshëm, pajtohem të bëhet

Të fundit nga

ShkoLartë