universiteti i prishtines siguron kuoten per studentet e kosoves lindore 68cdb165debf9

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Kosovës Lindore

September 19, 2025
1 minut lexim

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për qind për studentët e Kosovës Lindore dhe të mos transferohen vendet e rezervuara për ta tek studentë nga komuna të tjera.

Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka deklaruar se kjo kuotë është respektuar plotësisht. Ai tha se studentët e Kosovës Lindore, ashtu si edhe ata të pakicave të tjera në Kosovë, nuk hyjnë në garë me studentët shqiptarë të Kosovës dhe, për më tepër, kanë prag kalueshmërie më të ulët.

“Për studentët e vendeve të tjera dhe për pakicat në Kosovë, përveç që nuk garojnë me studentët shqiptarë, ata e kanë edhe pragun e kalueshmërisë më të ulët krahasuar me studentët shqiptarë të Kosovës”, tha Hajrullahu.

Ai shpjegoi se në rastet kur nuk arrihet as pragu minimal prej 30 për qind në të dy afatet e testit pranues, atëherë vendet e lira plotësohen nga studentët shqiptarë të Kosovës që janë në listën e pritjes.

Sipas tij, ka pasur dyshime se në kuotën e veçantë për studentët e Kosovës Lindore dhe pakicat e tjera janë futur studentë shqiptarë nga Kosova, por deri më tani nuk është gjetur asnjë dëshmi.

“Ka pasur dyshime që në vend të studentëve të pakicave dhe të Luginës janë futur studentë shqiptarë nga Kosova, por deri më tani nuk kemi gjetur ndonjë dëshmi. Kushdo që ka prova, le t’i dorëzojë ato në inspektorat”, theksoi Hajrullahu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimaj shqiperia synon rritje ekonomike 4 dhe mbyllje te negociatave deri ne vitin 2027 68cdb0f87c5f0
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimaj: Shqipëria synon rritje ekonomike 4% dhe mbyllje të negociatave deri në vitin 2027

avionet ruse shkelen hapesiren ajrore estonia kerkon aktivizimin e nenit 4 te traktatit te nato s ja cfare parashikohet 68cdb273c3542
Lajmi i radhës

Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore, Estonia kërkon aktivizimin e nenit 4 të Traktatit të NATO-s. Ja çfarë parashikohet

Të fundit nga

ShkoLartë