unitet formal tensione te brendshme dhe paralajmerim per platforme te re kush po ben gati puc ndaj filipces 69781e8c79402

Unitet formal, tensione të brendshme dhe paralajmërim për platformë të re, kush po bën gati puç ndaj Filipçes?

January 27, 2026
min lexim

Shkup, 27 janar – Nëse gjendjet brenda LSDM-së do të paraqiteshin si një dramë me disa akte, kongresi i djeshëm do të ishte akti i parë. Ai u mbyll me sukses, siç deklaroi udhëheqja aktuale. U miratuan raportet për zgjedhjet lokale, u konfirmua përbërja e bordit qendror dhe të bordit mbikëqyrës, dhe u votua besimi për zëvendëspresidente Fani Karanfilovska-Panovska.

Në kongresin e 24 janarit, shumica e rreth 450 delegatëve të pranishëm mbështetën raportet dhe udhëheqjen. Por, sipas atyre që ishin të pranishëm, në debatet e pjesës së mbyllur të kongresit, përveç fjalimeve afirmuese për udhëheqjen, u dëgjuan edhe kritika për menaxhimin e partisë.

Megjithatë, kongresi i mbyllur me sukses nuk është fundi i dramës, të paktën sipas paralajmërimeve të ish-zyrtarëve të njohur të partisë.

Akti i dytë parashikohet të vijë pas një pauze të shkurtër.

Disa ish dhe aktualë funksionarë të partisë për BIRN thonë se pakënaqësia në rritje e një pjese të anëtarësisë nuk mund të adresohej realisht në kongres dhe paralajmërojnë një platformë që pritet të publikohet në periudhën në vijim. Nismëtarët theksojnë se nuk bëhet fjalë për themelimin e një partie të re, por për një presion të organizuar për ndryshime në, siç e vlerësojnë, situatën seriozisht të dëmtuar brenda partisë.

Në përpjekje për ta parandalur këtë iniciativë, kryetari Venko Filipçe në kongres u drejtua me një thirrje të ashtuquajtur për bashkim, duke nënkuptuar se kushdo që është kundër tij, është kundër partisë.

“Kushdo që dëshiron të luftojë krah për krah me ne, është i mirëpritur, me sinqeritet, si vëlla.”

“Por kush planifikon të na sabotojë nga brenda, kush planifikon të jetë kali Trojan i VMRO-së… le të largohet menjëherë,” tha Filipçe.

Ndryshe nga ai, disa nga folësit e tjerë në kongres komentuan se është e papranueshme që bashkëpartiakët që kritikojnë udhëheqjen të fyerin.

Një rrugë kryqëzimi ku ndodhet partia pasqyrohet edhe në deklaratën për BIRN të një delegati, anëtari dhe funksionari të vjetër, i cili thotë se nuk është i sigurt nëse udhëheqja e pranon dhe e kupton vërtet kritikën.

“Kongresi përfundoi, dhe si kaloi, do ta shohim nga nesër,” tha ai.

Tekstin e plotë e lexoni këtu

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dolce shihet e perlotur thote se ndihet e lenduar nga limi 6978043343f03
Lajmi i mëparshëm

Dolce shihet e përlotur, thotë se ndihet e lënduar nga Limi

Të fundit nga

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet që reshjet e shiut të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, ndërsa më të intensifikuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të
ShkoLartë