unioni i shoqatave shqiptare ne mergim shperndan 6 mije litra uje per banoret e gostivarit 6a668675b578c

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit

July 27, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 70

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka realizuar sot një aksion humanitar për shpërndarjen e ujit të pijshëm për banorët e komunës së Gostivarit, në kushte të mungesës së ujit.

IMG 9601

Gjatë aksionit u shpërndanë 6 mijë litra ujë, të paketuar në 600 bidonë, në afërsi të tregut të madh të qytetit, me synimin që ndihma të arrijë edhe te banorët e lagjeve më të largëta.

lg.php?bannerid=1227&campaignid=437&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21

Në kumtesën e Unionit thuhet se aksioni nuk synon ta zgjidhë problemin me furnizimin me ujë, por të ofrojë mbështetje për qytetarët në këtë situatë.

“Jemi të vetëdijshëm se me këtë aksion nuk do ta zgjidhim problemin me ujin në Gostivar, por dëshmojmë se jemi krah i Gostivarit dhe i vëllezërve tanë në këto ditë të vështira të mungesës së ujit për pije”, thuhet në kumtesën e Unionit.

lg.php?bannerid=1249&campaignid=468&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21

Unioni falënderoi ekipin, shoqatat anëtare, vullnetarët dhe donatorët që kontribuan në realizimin e aksionit.

IMG 9599

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adnan azizi pergjigjja e bilall kasamit ndaj akuzave eshte puna ne terren 6a6685233d387
Lajmi i mëparshëm

Adnan Azizi: Përgjigjja e Bilall Kasamit ndaj akuzave është puna në terren

Të fundit nga

ShkoLartë