unesko kerkon qe rajoni i ohrit te vendoset ne listen e pasurive boterore dhe kulturore ne rrezik 686cc14b4efd7

UNESKO kërkon që Rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik

July 8, 2025
1 minut lexim

Ohër, 8 korrik  – Komiteti për trashëgimi botërore të UNESKO-s në draft – dokumentin e miratuar në kuadër të Sesionit të 47-të të këtij viti që po mbahet në Paris kërkon që Rajoni i Ohrit të venoset në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar në draft vendimin theksohet se vazhdon degradimi i atributeve të cilët e transferuan Rajonin e Ohrit si trashëgimi e mbrojtur e UNESKO-s dhe kërkohet përmbushje e vërejtjeve të Misionit reaktiv monitorues nga viti i kaluar.

Në draft – versionin e vetë vendimit edhe këtë herë shënohen dobësitë në qëndrimin e shtetit, institucioneve dhe autoriteteve në nivel kombëtar dhe lokal ndaj Liqenit të Ohrit dhe qytetit të Ohrit si një trashëgimi natyrore ose kulturore e shpallur thesar botëror, si dhe reagimin joadekuat të shtetit dhe institucioneve ndaj vërejtjeve nga Organizata Botërore, me propozim konkret që rajoni të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESKO-s.

Në dokument thirren Maqedonia dhe Shqipëria të punojnë në fuqizimin e dialogut ndërkufitar, dhe në nivel të lartë institucional dhe operativ, që të sigurohet menaxhim efektiv dhe i qëndrueshëm me rajonin.

Nëse miratohet draft-vendimi i Komitetit, nuk do të thotë se Rajoni i Ohrit do të fshihet nga lista e vlerave të mbrojtura natyrore dhe kulturore të UNESKO-s, por zgjidhje e caktuar e asaj që ishte treguar vitet e kaluara nga ana e ekspertëve ndaj publikut kritik, si sjellje joadekuate ndaj brendit të njohur nga bota.

Një pjesë e ekspertëve janë të qëndrimit se ajo është mënyra e vërtetë e cila do të hapë më shumë mundësi që shteti, institucionet, qyteti të marrin ndihmë, përvojë dhe mekanizma të Organizatës Botërore në aktivitetet e ardhshme për tejkalim të problemeve që në fakt edhe shkaktuan gjendjen e deritanishme.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tiparet e cuditshme qe shumica e grave verejne te parat te nje burre sipas shkences 686cb82126e72
Lajmi i mëparshëm

Tiparet e çuditshme që shumica e grave vërejnë të parat te një burrë, sipas shkencës

kembimi valutor 8 korrik me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 686ccae7c6cc7
Lajmi i radhës

Këmbimi valutor 8 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë