une e vrava merr kthese vrasja e jani aliajt ne burgun e koridhalos dyshohet se u ekzekutua nga xhuliano halili 69771ac5f1987

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili

January 26, 2026
min lexim

Vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhalo ka marrë një kthesë të re.

Hetimet e autoriteteve greke kanë ngritur dyshime të forta se autor i krimit mund të jetë Xhuliano Halili, 44 vjeç, nga Tepelena, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas burimeve hetimore, Halili ndodhej në të njëjtin sektor me viktimën dhe në qeli pranë tij. Ai rezulton i plagosur gjatë ngjarjes, çka ka shtuar dyshimet se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje.

Fillimisht, përgjegjësinë për krimin e mori përsipër një i burgosur grek, 27-vjeçari Kristos Vardhuniotis, i cili iu vetëdorëzua policisë duke deklaruar se ishte autori. Megjithatë, autoritetet kanë vënë re se në trupin e tij nuk ka shenja përleshjeje, ndërsa i vetmi i dëmtuar fizikisht në vendngjarje ishte Xhuliano Halili.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se brenda komunitetit të burgjeve është përfolur që në orët e para pas ngjarjes se Halili është autori real, ndërsa i burgosuri grek dyshohet se është paguar ose kërcënuar për të marrë përsipër fajin. Këto informacione kanë shtyrë policinë greke të thellojë hetimet dhe të rishikojë versionin fillestar të ngjarjes.

Ndërkohë, burime të tjera bëjnë me dije se Jani Aliaj ishte përmendur prej vitesh në dosje hetimore si person i dyshuar për përfshirje në përplasjet e të ashtuquajturës “Mafia greke”, megjithëse këto dyshime nuk u provuan kurrë zyrtarisht.

Xhuliano Halili, i njohur edhe me nofkën “Niko”, konsiderohet si një prej personazheve më të rrezikshëm të botës së krimit në Greqi. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje me pagesë. Në vitin 2011, në Kalamata, ai akuzohet se vrau Fillim Mesajan dhe djalin e tij të mitur, një krim i porositur për larje hesapesh nga krimineli grek Vasilis Varelas.

Në vitin 2018, Halili u arratis nga Porti i Pireut gjatë transferimit drejt burgut, por u kap pak orë më vonë. Në qershor të vitit 2024, brenda po të njëjtit burg të Koridhalos, ai vrau Alfons Ndocin dhe plagosi një tjetër të burgosur, një ngjarje që dyshohet se ishte porositur nga jashtë.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes së Jani Aliajt dhe për të përcaktuar autorin e vërtetë të krimit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot prezantohet ekipi per lojerat olimpike dimerore 69771a15d0b50
Lajmi i mëparshëm

​Sot prezantohet ekipi për Lojërat Olimpike Dimërore

travell gruaja e pare mjeke e presidentit te shba ve 69771b20ec9b6
Lajmi i radhës

Travell, gruaja e parë mjeke e presidentit të SHBA-ve

Të fundit nga

​Justin Gaethje bën histori ne UFC

Justin Gaethje bëri histori ne UFC 324 kur u bw kampioni i par dy herë i përkohshëm pasi mundi Paddy Pimblett Gaethje (27 fitore – 5 humbje MMA, 10 fitore – 5
ShkoLartë