UNDP do të ndihmojë Qytetin e Shkupit në tre projekte të rëndësishme.
“Projekti i parë përfshin rivlerësim të pasurive të paluajtshme në Komunën Qendër, një pilot projekt që do të mundësojë krijimin e një sistemi modern, digjital dhe plotësisht funksional të taksës së pronës. Kjo do të thotë transparencë më e madhe, mbledhje më efikase dhe stabilitet fiskal më të fortë në nivel lokal.
Projekti i dytë është mbështetje për organizimin e konferencës së parë ndërkombëtare, me të cilën Shkupi bën hapin e parë të madh drejt realizimit të vizionit – Shkupi si Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2028”, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit.
I treti përfshin zhvillimin e Planit të parë gjithëpërfshirës për ajër të pastër të bazuar në dëshmi, një dokument që do të sjellë masa të qarta, përgjegjësi të përcaktuara, vlerësime të shpenzimeve dhe një udhërrëfyes konkret për uljen sistematike të ndotjes, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Shkupi.
Burimi: botasot.info


