ultimatumi i putinit per perendimin paqe me kushte ose lufte totale 68bb5f82bdc5d

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

September 6, 2025
1 minut lexim

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër legjitime për forcat ruse.



Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Lindor (EEF) në Vladivostok, ai paralajmëroi se një vendim i tillë do të kishte pasoja serioze për sigurinë ndërkombëtare.

“Nëse trupat do të shfaqeshin atje, veçanërisht tani gjatë luftimeve, ne i konsiderojmë ato objektiva legjitime. Prania e tyre nuk do të ishte e favorshme për paqen afatgjatë”, tha Putin.

Putin u shpreh i gatshëm për një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke propozuar Moskën si vendin më të përshtatshëm për zhvillimin e bisedimeve.

“Nëse pala ukrainase dëshiron vërtet këtë takim, ne jemi gati. Le të vijnë në Moskë. Ne do të garantojmë kushtet e punës dhe sigurinë, 100%,”tha Putin, duke i cilësuar kërkesat e Kievit për zhvillimin e takimit në një vend të tretë si “të tepërta”.

Putin theksoi se nëse arrihet një marrëveshje për paqe afatgjatë, Rusia do ta respektonte plotësisht, dhe në atë rast, nuk do të kishte asnjë nevojë për praninë e trupave të huaja në territorin ukrainas.

“Nëse arrihet paqe, qëllimi i pranisë së trupave të huaja zhduket. Askush nuk duhet të dyshojë në përkushtimin tonë për të respektuar marrëveshjet”, deklaroi ai.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

askush nuk i beson putin it zelensky per bisedimet e perfundimit te luftes jam i gatshem presidenti rus nuk deshiron 68bb5b471a303
Lajmi i mëparshëm

“Askush nuk i beson Putin-it”, Zelensky për bisedimet e përfundimit të luftës: Jam i gatshëm, presidenti rus nuk dëshiron

dy shenjat e horoskopit qe do te shenojne sukses te madh ne karriere kete shtator 68bb6191ef446
Lajmi i radhës

Dy shenjat e horoskopit që do të shënojnë sukses të madh në karrierë këtë shtator

Të fundit nga

Parashikimi i motit, 22 shkurt 2026

Ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës në relievet malore në lindje. Era do

​Lindja e presidentit të parë të SHBA-ve

Si sot 294 vjet më parë, më 22 shkurt të vitit 1732 lindi në Westmoreland të shtetit Virginia, George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara. Mësimet e para i

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike. Në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e
ShkoLartë