ukraina trump fton lideret europiane ne shba ejani ta diskutojme ketu 68bec327791b7

Ukraina, Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu

September 8, 2025
1 minut lexim

Sot ose nesër, liderët europianë do të vizitojnë Shtetet e Bashkuara për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Lajmin e konfirmoi vetë Donald Trump, i cituar nga BBC, i cili shtoi se do të flasë së shpejti edhe me presidentin rus Vladimir Putin ndërsa sinjalizoi se administrata e tij ishte gati të kalonte në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Moskës.

Ideja e sanksioneve të reja u përshëndet menjëherë nga kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje vendeve evropiane të ndalojnë blerjen e energjisë ruse. Këto zhvillime vijnë në kohën kur Rusia ndërmori bombardimet e saj më të mëdha ajrore në Ukrainë deri më tani gjatë luftës, duke vrarë katër persona dhe duke goditur ndërtesën kryesore qeveritare në Kiev për herë të pare.

Pas sulmit, gjatë të cilit Rusia qëlloi të paktën 810 dronë dhe 13 raketa drejt Ukrainës, Trump tha se “nuk ishte i kënaqur me të gjithë situatën”. “Disa udhëheqës europianë do të vijnë në vendin tonë të hënën ose të martën”, tha Trump, duke mos përmendur emra konkret.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës që kur Trump dhe Putin mbajtën një samit në Alaska muajin e kaluar. Duke folur për ABC News, Zelensky kujtoi se partnerët europianë po vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz rus dhe kjo “nuk është e drejtë”.

Rusia ka shitur rreth 985 miliardë dollarë (729 miliardë paund) naftë dhe gaz që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022, sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ALI AHMETI GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

BDI: “Bota serbe” këmbëkryq në Maqedoninë e Veriut

fsshk e quan cenim te te drejtave percaktimin e orarit nga shskuk ja 68bec85092af7
Lajmi i radhës

FSSHK e quan cenim të të drejtave përcaktimin e orarit nga SHSKUK-ja

Të fundit nga

ShkoLartë