ukraina thote se dronet e saj goditen fabrika avionesh dhe raketash ne rusi 68714d7d3e805

Ukraina thotë se dronët e saj goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

July 11, 2025
1 minut lexim

Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë për prodhimin e raketave në rajonin e Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të dyja.

Ushtria ukrainase tha në Telegram se fabrika e aviacionit në qytetin Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG.

Fabrika tjetër është Byroja e Projektimit të Instrumenteve, e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve të kombinuara raketë-armë.

“Forcat e mbrojtjes po vazhdojnë t’i marrin të gjitha masat për ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të pushtuesve rusë dhe për ta detyruar Rusinë ta ndalë agresionin e saj të armatosur kundër Ukrainës”, tha ushtria ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 155 dronë ukrainas u rrëzuan midis orës 23:00 të enjten dhe orës 07:00 të së premtes, përfshirë 11 që ia kishin mësyrë Moskës.

Guvernatori i rajonit të Tulës, Dmitry Milyaev, tha në Telegram se një person u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm ukrainas në rajon, rreth 200 kilometra në jug të Moskës.

Rusia dhe Ukraina, kanë kryer shpesh sulme ajrore ndaj objektivave larg vijës së frontit, ku luftimet kanë vazhduar për gati tri vjet e gjysmë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

holandezet jane cmendur pas kesaj aplikacioni 68714d413298f
Lajmi i mëparshëm

Holandezët janë çmendur pas kësaj aplikacioni

obrm pdukm bullgaria po e keqperdore be ne fshirja e gjuhes dhe identitetit maqedonas nga raporti i pe se eshte mohim per shtetin tone 687153d14637e
Lajmi i radhës

OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë

Të fundit nga

ShkoLartë