BUJAR OSMANI DHE Dmytro Kuleba

Ukraina, shteti që nuk e mbështet Kosovën, mbështet Bujar Osmanin

September 2, 2025
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, dërgoi një mesazh të fuqishëm e emocional me video për mbështetje të Bujar Osmanit dhe kandidaturës së tij për kryetar të Çairit.

Në mesazh, Kuleba i falënderoi popullit maqedonas për përkrahjen ndaj Ukrainës gjatë pushtimit rus, por njëkohësisht u ndal posaçërisht edhe te roli i Osmanit si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së.

“Ne, ukrainasit, jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj. Përgjithmonë do ta kujtojmë me mirënjohje që gjatë tri viteve të fundit kombi juaj krenar qëndroi pranë Ukrainës“, tha Kuleba, duke theksuar se Maqedonia dhe institucionet e saj treguan solidaritet të vërtetë në momentet më të vështira.

Më tej, Kuleba foli personalisht për Osmanin.

“Bujar Osmani është miku im që e drejtoi diplomacinë tuaj dhe e udhëhoqi OSBE-në gjatë kryesimit maqedonas. Ai është politikan i njohur dhe jam i sigurt se e respektoni po aq sa e respektoj edhe unë”.

Ministri nga Ukraina shprehu mbështetje të fortë për kandidaturën e Osmanit, duke e vlerësuar si njeri jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të ndershëm:

“Jam i bindur se do t’ju shërbejë me cilësi të lartë, integritet dhe përkushtim. Ai e do Maqedoninë, ju do juve, i do qytetet dhe fshatrat tuaja. Ai është njeri që meriton besim. Këtë e mësova në momentet më të vështira të pushtimit”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ALI AHMETI GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

ALI AHMETI DHE HRISTIJAN MICKOSKI GAZETA MK
Lajmi i radhës

VMRO-DPMNE: Jo vetëm që nuk mund ta ndajnë Maqedoninë, por mund të përfundojnë edhe në burg! Ahmeti është në dëshpërim sapo përmend konfliktin e vitit 2001

Të fundit nga

ShkoLartë