ukraina rrezoi me shume se 400 drone zelensky krenar me ushtrine e tij 690f65334fc87

Ukraina rrëzoi më shumë se 400 dronë, Zelensky krenar me ushtrinë e tij

November 8, 2025
1 minut lexim

Rusia lëshoi ​​gjithsej 458 dronë dhe 45 raketa, përfshirë 32 raketa balistike, duke goditur 25 lokacione të ndryshme në të gjithë Ukrainën, sipas zyrtarëve ukrainas.

Ukraina arriti të neutralizojë 406 nga dronët dhe nëntë raketa.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se numri i dronëve të kapur ishte një “rezultat i rëndësishëm” për forcat mbrojtëse.

“Lufta elektronike bëri punën e vet”, tha ai, duke ia dhënë meritën njësive të sistemeve pa pilot, aviacionit ushtarak dhe grupeve të zjarrit mobil.

Ai shtoi se rrëzimi i raketave është “jashtëzakonisht i vështirë” dhe se vetëm disa sisteme në botë janë të afta t’i kapin ato në mënyrë efektive.

“Dhe për të mbrojtur të gjithë territorin tonë, na duhen shumë më tepër nga këto sisteme dhe raketat për to”, duke shtuar se po punonte me ShBA-në për të blerë më shumë, shkruan Skyneës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

579067989 10225684757700210 9058035994716241050 n
Lajmi i mëparshëm

Daut Memishi fillon aksionin për pastrimin e komunës së Tearcës

dyshohet se po planifikonin sulm terrorist arrestohen tre vajza ne paris 690f66e56238b
Lajmi i radhës

Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris

Të fundit nga

ShkoLartë