ukraina po punon per paqen dhe sigurine zelensky reagon pas diskutimeve trepaleshe ne abu dhabi 6974e8b35af05

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
1 minut lexim

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas përfundimit të bisedimeve trepalëshe në Abu Dhabi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky i cilësoi bisedimet konstruktive, teksa tha se ‘u diskutua shumë’ për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Fokusi qendror i diskutimeve ishin mbi dakordësinë e mundshme për përfundimin e luftës”, shkroi mes të tjerash Zelensky.

“E vlerësoj shumë mirëkuptimin e nevojës për monitorimin dhe mbikëqyrjen amerikane të procesit të përfundimit të luftës dhe ruajtjen e sigurisë së Ukrainës”, shtoi Zelensky.

Lideri ukrainas tha gjithashtu se, me kusht që të ketë gatishmëri për të ecur përpara, takime të mëtejshme mund të zhvillohen që javën e ardhshme.

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë”, përfundoi Zelensky shkrimin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gazetari gjerman mbeshtet kurtin asnje amnisti per manipulimin e votave 6974e89e99064
Lajmi i mëparshëm

Gazetari gjerman mbështet Kurtin: Asnjë amnisti për manipulimin e votave

nje 2 vjecare arrestohet nga autoritetet federale te emigracionit shperthejne reagimet ne shba 6974ea67973b7
Lajmi i radhës

Një 2-vjeçare arrestohet nga autoritetet federale të emigracionit, ‘shpërthejnë’ reagimet në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë