ukraina njofton se ka marre nje projektplan paqeje nga shba 691f9183b934b

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

November 21, 2025
1 minut lexim

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me Rusinë duke theksuar se është e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive me Uashingtonin në këtë drejtim.



”Presidenti ukrainas ka marrë zyrtarisht një projektplan nga Shtetet e Bashkuara që, sipas vlerësimit amerikan, mund të rifillojë procesin e diplomacisë”, njoftoi presidenca në Telegram.

Ajo shtoi se presidenti Volodymyr Zelensky planifikon të diskutojë në ditët e ardhshme me homologun amerikan, Donald Trump, për mundësitë diplomatike të disponueshme dhe pikat kryesore të nevojshme për paqen.

”Jemi të gatshëm të punojmë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë dhe në mbarë botën për të arritur paqen”, shtoi njoftimi.

Një zyrtar i lartë, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se Ukraina kishte marrë një propozim amerikan për t’i dhënë fund mbi tre viteve konflikt.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skela gjigante shembet mbi nje automjet ne levizje qe kalonte ne nje autostrade ne malajzi shihni videon qe u be virale 691f8d4653957
Lajmi i mëparshëm

Skela gjigante shembet mbi një automjet në lëvizje që kalonte në një autostradë në Malajzi, shihni videon që u bë virale

ngjarjet e dates 21 nentor 691f927157c87
Lajmi i radhës

​Ngjarjet e datës 21 nëntor

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë