ukraina ne erresire totale be miraton 145 milione euro ndihme humanitare dergon edhe gjeneratore elektrike ne disa qytete 697bea0d32bd9

Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete

January 30, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Europian miratoi 145 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën, ndërsa sulmet ruse vijojnë të shkatërrojnë infrastrukturën energjetike dhe të lënë miliona qytetarë pa energji elektrike dhe ngrohje në mes të dimrit.

Komisioni Europian njoftoi këtë të enjte se fondet do të përdoren për strehim, ushqim, ndihmë financiare, shërbime shëndetësore, mbështetje psikologjike dhe akses në ujë të pijshëm për popullsinë e prekur nga sulmet. Një shumë shtesë prej 8 milionë eurosh do t’i jepet Moldavisë për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Sipas BE-së, Ukraina po përballet me ndërprerje të gjera të energjisë dhe ngrohjes, pas goditjeve të përsëritura ruse ndaj centraleve, nënstacioneve dhe linjave të transmetimit të energjisë.

Komisionerja europiane Hadja Lahbib deklaroi se miliona ukrainas po përballen me temperatura nën zero pa energji dhe pa ngrohje, ndërsa shtoi se BE synon të sigurojë strehë dhe mbështetje jetike për civilët në një nga momentet më të vështira të luftës.

Krahas ndihmës financiare, BE ka dërguar 447 gjeneratorë elektrikë, ndërsa 500 të tjerë do të shpërndahen nga rezervat strategjike ‘rescEU’ për të mbajtur funksionale shërbimet thelbësore.

Që prej pushtimit rus në vitin 2022, rrjeti energjetik i Ukrainës është goditur sistematikisht, duke shkaktuar ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe emergjenca humanitare në mbarë vendin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllet faza e europa leagues keto jane ekipet e kualifikuara 697be942778f0
Lajmi i mëparshëm

Mbyllet faza e Europa Leagues, këto janë ekipet e kualifikuara

34 e te punesuarve ne bashkine e tiranes rezultojne nga tims jashte shtetit murrizi pd duhet te flase me qytetaret 697beaf590a9f
Lajmi i radhës

“34% e të punësuarve në bashkinë e Tiranës rezultojnë nga TIMS jashtë shtetit”, Murrizi: PD duhet të flasë me qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë