ukraina kerkon shkembimin e qindra te burgosurve me rusine 69199cd90e2c9

Ukraina kërkon shkëmbimin e qindra të burgosurve me Rusinë

November 16, 2025
1 minut lexim

Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve, thanë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shefi i Këshillit të Sigurisë së tij.

“Ne … po llogarisim në rifillimin e shkëmbimeve”, tha Zelensky në një video të postuar të dielën në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Shumë takime, negociata dhe telefonata tani i janë kushtuar kësaj”.

Shefi i tij i sigurisë, Rustem Umerov, tha të shtunën se ai kishte zhvilluar konsultime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Kievit, për të rifilluar procesin e shkëmbimeve.

“Si rezultat i këtyre negociatave, palët ranë dakord të rikthehen te marrëveshjet e Stambollit”, tha ai. “Kjo ka të bëjë me lirimin e 1.200 ukrainasve”, tha Umerov në një deklaratë në Telegram.

Nuk pati menjëherë asnjë koment nga Moska për deklaratat e Ukrainës.

Marrëveshjet e Stambollit janë disa korniza për shkëmbime të ndërmjetësuara nga Turqia në vitin 2022, të cilat përcaktojnë rregullat për shkëmbime të mëdha dhe të koordinuara mes Rusisë dhe Ukrainës.

Që atëherë, të dyja palët kanë shkëmbyer mijëra të burgosur, megjithëse shkëmbimet kanë qenë sporadike dhe shpesh të ndërprera nga përshkallëzimi i vijës së frontit në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Umerov tha se konsultime do të zhvillohen në të ardhmen e afërt për të vendosur detajet procedurale dhe organizative të procesit.

“Ne po punojmë pa ndërprerje që ukrainasit që do të kthehen nga robëria të mund të festojnë Vitin e Ri dhe Krishtlindjet në shtëpi – në tryezën familjare dhe me të dashurit e tyre”, tha Umerov. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater veturat e shkelqyera elektrike me nje rreze veprimi vertet te tmerrshme 69199c8f6c046
Lajmi i mëparshëm

Katër veturat e shkëlqyera elektrike me një rreze veprimi vërtet të tmerrshme

lufta ne ukraine presidenti zelensky na duhet me shume mbrojtje ajrore 69199e88987e8
Lajmi i radhës

Lufta në Ukrainë, presidenti Zelensky: Na duhet më shumë mbrojtje ajrore

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë