ukraina arreston nje zyrtar te dyshuar per spiunim per rusine 687eb4a21fb92

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

July 21, 2025
1 minut lexim

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar për Rusinë.

Edhe pse Ukraina dhe Rusia kanë arrestuar dhjetëra spiunë të dyshuar gjatë luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022, rastet e spiunazhit brenda agjencive qeveritare janë të rralla.

“Një punonjës i zyrës qendrore të NABU-s [Byrosë Kombëtare të Ukrainës kundër Korrupsionit] është arrestuar”, tha shërbimi i sigurisë, SBU.

“Ai ka punuar në njësinë më elite, D-2 dhe ka spiunuar për shërbimet e posaçme ruse”, u tha në njoftim, ku nuk u publikua emri i zyrtarit të arrestuar.

Më herët, SBU-ja kreu bastisje në zyrat e NABU-s dhe në zyrën e prokurorëve të specializuar kundër korrupsionit.

NABU njoftoi se po zhvillon një “rishikim të brendshëm” dhe po “heton bazën ligjore të veprimeve të ndërmarra, përfshirë përdorimin e forcës ndaj një punonjësi”.

Kjo byro shtoi se më parë kishte kryer një hetim së bashku me SBU-në, i cili nuk kishte gjetur “asnjë provë” për të mbështetur akuzat kundër tij.

“Nuk ka prova që zyrtari në fjalë të ketë qenë i përfshirë në aktivitete kundër shtetit”, deklaroi NABU.

SBU-ja, ndërkohë, ka pretenduar se i dyshuari ka dërguar informacione të klasifikuara te një zëvendësshef i sigurisë së ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2014 dhe tani jeton në Rusi.

Një video e publikuar nga SBU-ja tregon persona të armatosur me uniforma kamuflazhi duke e nxjerrë të dyshuarin me forcë nga një veturë, duke e shtyrë përtokë dhe duke e prangosur.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me deri në 15 vjet burg.

NABU u krijua pas revolucionit proevropian të vitit 2014, si pjesë e reformave që synonin ta afronin Kievin me Evropën, në një kohë kur vendi po përballej me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ardhja e mergimtareve gjendja aktuale sipas qendres kombetare per menaxhim kufitar 687eb3b2800b1
Lajmi i mëparshëm

Ardhja e mërgimtarëve, gjendja aktuale sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar

gara ilegale me makina ne autostrade reagon policia zero tolerance per meraklinjte e shpejtesise 687eb7c7ad458
Lajmi i radhës

Gara ilegale me makina në autostradë! Reagon Policia: Zero tolerancë për “meraklinjtë e shpejtësisë”

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë