ujqit dalin nga kafazet ne kopshtin zoologjik te shkupit mbysin kater kengure dhe disa shpende 6a3ebfe81ed13

Ujqit dalin nga kafazet në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, mbysin katër kengurë dhe disa shpendë

June 26, 2026
1 minut lexim

Ujqit e bardhë të shtunën kanë ikur nga hapësira e tyre dhe kanë mbytur katër kengurë të Kopshtit Zoologjik në Shkup si dhe disa shpendë emu, merr vesh Pets.mk.

Sipas burimeve të portalit, ujqërit e bardhë dyshohet se kanë arritur të gërmojnë një vrimë nën rrethojën e hapësirës së tyre dhe të arratisen, pas së cilës kanë sulmuar dhe kanë lënë të ngordhur disa kengurë dhe shpendë emu. Punonjësve të Kopshtit Zoologjik u janë dashur disa orë për t’i kapur ujqërit dhe për t’i kthyer ata në vendfolejen e tyre.

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi kërkon mbylljen urgjente të Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe kryerjen e një inspektimi të pavarur, ku të kontrollohen të gjitha habitatet, rrethojat, kafazet dhe sistemet e sigurisë, ndërsa gjetjet të publikohen. Kjo kërkesë vjen pasi në opinion u publikua informacioni se ujqërit kishin ikur nga habitati i tyre dhe kishin mbytur katër kangurë dhe disa shpendë.

Aktivistët kërkojnë një hetim të pavarur për arratisjen e ujqërve, vrasjen e kafshëve dhe përcaktimin e përgjegjësisë për të gjitha lëshimet, si dhe vendosjen e një moratoriumi për shumimin dhe sjelljen e kafshëve të reja derisa të sigurohen kushte që përmbushin standardet. Ata përsëritën gjithashtu kërkesën për mbylljen e Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe shndërrimin e tij në një qendër shpëtimi dhe rehabilitimi për kafshët.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

i nxehti vdekjeprures godet spanjen 327 persona humbin jeten 6a3eb70db0039
Lajmi i mëparshëm

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

bajram rexhepi reagim zeri i qytetareve nuk shuhet me thashetheme por degjohet me respekt 6a3ec1313f0c0
Lajmi i radhës

Bajram Rexhepi: REAGIM: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme, por dëgjohet me respekt

Të fundit nga

ShkoLartë