ujku ben kerdine ne lushnje hyn ne kope dhe vret me shume se 40 krere pronari mendova se ishte hajdut 68d000a85af18

Ujku bën kërdinë në Lushnjë/ Hyn në kope dhe vret më shumë se 40 krerë, pronari: mendova se ishte hajdut

September 21, 2025
1 minut lexim

Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje.

Nga 80 kokë dhi edhe dele, 40 i ka ngrënë ujku, ndërsa pjesa tjetër janë pjesërisht të plagosur. Sipas blegtorit, sulmi ka ndodhur rreth orës 3,30 të mëngjesit. Namik Sinani mendoi se në vathë kishin hyrë hajdutët, por kur shkoi tek bagëtitë ka parë ujkun i cili po i mbyste .

Vëllai dhe bashkëshortja e Namikut tregojnë se kopetë e ujqërve prej kohësh janë parë në fshat. Dy javë më parë ujku ka mbytur edhe njëthundrakët.

Blegtori kërkon ndihmë nga shteti për kompesimin e tufës së bagëtive. Sipas tij, tufa pjesërisht është e matrikulluar dhe pjesa tjetër ishte shtesë e kohëve të fundit

Banorët e Karbunarës i tremben sulmit të kopeve të ujqërve pasi ato prej kohësh hyjnë natën në qendrat e banuara. Pylli i “Zgjanës” pranë fshatit është streha e ujqërve, numri i të cilëve është shtuar shumë vitet e fundit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serish arme ne veri te kosoves dashevci puna e policise nuk po ndalet nuk ka panik dhe incidente 68d00005723b2
Lajmi i mëparshëm

Sërish armë në veri të Kosovës/ Dashevci: Puna e policisë nuk po ndalet, nuk ka panik dhe incidente

apple tregon se cka do te ndikoje per se keqi ne baterine e iphone 68d000d16ae7f
Lajmi i radhës

Apple tregon se çka do të ndikojë për së keqi në baterinë e iPhone

Të fundit nga

ShkoLartë