ugsh forca te shumta policore kane hyre ne mjediset e news24 dhe panorama group 6896facb925e4

UGSH: Forca të shumta policore kanë hyrë në mjediset e News24 dhe Panorama Group!

August 9, 2025
1 minut lexim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me nderhyrjen ne mjediset e dy kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group te forcave te policise.

UGSH ka kërkuar nga institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe të ndërpresin punën e gazetarëve.

“UGSH është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik”, shkruhet në postim.

Reagimi i plotë:

Tiranë më 9.08. 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sapo është informuar nga kolegë të News 24 se qysh në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policore, mjete dhe përfaqësues nga institucione të shtetit kanë hyrc në mjediset e dy kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group me pretendimin për lirimin e mjediseve, të cilat sipas autoriteteve u përkasin subjekteve shtetërore. Ndërkohë që drejtuesit e kompanisë mediatike prej dekadash i zotërojnë me qira këto objekte. Mes mediave dhe institucioneve shtetërore ka pasur konflikte gjyqësore për këtë shkak.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndjek me shqetësim maksimal situatën që po ndodh momentalisht në mjedisin e News 24 dhe setit tjetër mediatik.

UGSH kërkon nga institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare.

Ne po ndjekim me vëmendje komunikimin dhe sqarimet e palëve në këtë përplasje e cila ka një histori pararendëse.

UGSH është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

macaulay culkin sqaron thashethemet per home alone pas 35 vitesh 6896e846719f8
Lajmi i mëparshëm

Macaulay Culkin sqaron thashethemet për “Home Alone” pas 35 vitesh

ter stegen nenshkruan raportin mjekesor qe i lejon barcelones te regjistroje lojtare 6896fb42b0c78
Lajmi i radhës

Ter Stegen nënshkruan raportin mjekësor që i lejon Barcelonës të regjistrojë lojtarë

Të fundit nga

ShkoLartë