udhetonte per ne davos air force one i trump peson defekt 6970a5c72ca8a

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

January 21, 2026
1 minut lexim

Aeroplani Air Force One ku udhëtonte presidenti i SHBA, Donald Trump drejt Zvicrës ndryshoi kurs mbi Atlantik dhe u kthye mbrapsht për shkak të një problemi teknik.



Sipas mediave amerikane Trump do të udhëtojë me një aeroplan tjetër për në Davos, ku sot do të mbajë fjalën në forumin Ekonomik Botëror.

Para udhëtimit Trump i ka dyfishuar kërcënimet për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke thënë se nuk ka kthim pas.

“Ndoshta mund të gjejmë një zgjidhje me Evropën”, tha Donald Trump në një intervistë për NewsNation.

 “Ndoshta edhe në Davos në ditët në vijim”, shtoi ai.

Groenlanda, përsëriti presidenti, është “e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare, por edhe për sigurinë ndërkombëtare. Ne po ndërtojmë Kupolën e Artë dhe Groenlanda e bën atë shumë më efektive”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia zbulon marihuane gjate kontrollit ne radovish arrestohet 25 vjecari 6970a562d1032
Lajmi i mëparshëm

Policia zbulon marihuanë gjatë kontrollit në Radovish, arrestohet 25-vjeçari

diaspora nuk eshte gome rezerve por eshte pjese e ndertimit te shtetit prandaj si e tille duhet trajtuar 6970a60db4ab6
Lajmi i radhës

Diaspora nuk është gomë rezervë por është pjesë e ndërtimit të shtetit, prandaj si e tillë duhet trajtuar!

Të fundit nga

ShkoLartë