udheheqesit evropiane e denojne vrasjen e protestuesve ne iran 696176938c7ae

Udhëheqësit evropianë e dënojnë vrasjen e protestuesve në Iran

January 9, 2026
1 minut lexim

Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës e kanë dënuar vrasjen e protestuesve në Iran dhe i kanë bërë thirrje Teheranit të “përmbahet”, pas shtypjes brutale të demonstratave kundër pushtetit klerikal.

Thuhet se të paktën 51 njerëz janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë arrestuar gjatë në dy javët e fundit, të cilat fillimisht u nxitën nga zemërimi për gjendjen e rënduar të ekonomisë së vendit.

Udhëheqësit iranianë e kanë ndërprerë gjithashtu qasjen në internet dhe thirrjet telefonike ndërkombëtare si përgjigje ndaj protestave.

Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se janë “thellësisht të shqetësuar për raportimet mbi dhunën nga forcat e sigurisë iraniane” dhe dënuan “fuqishëm” vrasjen e protestuesve.

Udhëheqësit shtuan: “Autoritetet iraniane e kanë përgjegjësi ta mbrojnë popullsinë e tyre dhe duhet të lejojnë lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor pa frikë nga ndëshkimi”.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të tregojnë përmbajtje, të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë të drejtat themelore të qytetarëve të Iranit”.

Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor dhe janë shndërruar në sfidën më të rëndësishme ndaj pushtetit prej disa vitesh.

Veprimet kanë përfshirë edhe thirrje në mbështetje të udhëheqësit të Iranit para revolucionit, shahut, djali i të cilit, Reza Pahlavi, ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme.

Demonstratat kanë rinovuar gjithashtu përballjen midis Iranit dhe SHBA-së, pasi presidenti Donald Trump që paralajmëroi se Teherani do të “paguajë shtrenjtë” nëse autoritetet vrasin protestues.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjosa osmani meriton edhe nje mandat opozita do te ndeshkohej nga qytetaret nese bojkoton zgjedhjen e presidentit 6961767e2e541
Lajmi i mëparshëm

“Vjosa Osmani meriton edhe një mandat, opozita do të ndëshkohej nga qytetarët nëse bojkoton zgjedhjen e presidentit”

kujdes pamje te renda ky eshte momenti kur polici qellon per vdekje 37 vjecaren ne minneapolis 6961784653a4c
Lajmi i radhës

Kujdes, pamje të rënda/ Ky është momenti kur polici qëllon për vdekje 37-vjeçaren në Minneapolis

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e shtunë 10 janar 2026

Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te
ShkoLartë